Milani po punon fort për të bërë goditjen e madhe në merkaton e verës: nënshkrimin e Dusan Vlahovic si transferim i lirë duke filluar nga korriku.
Diskutimet kanë filluar tashmë mes palëve: javën e kaluar, agjenti i sulmuesit, Darko Ristic, thuhet se u takua me drejtorin sportiv të kuqezinjve Igli Tare për të diskutuar arritjen e marrëveshjes dhe për të kuptuar në detaje planet e së ardhmes së klubit kuqezi.
Vlahovic u transferua te Juventusi në vitin 2022 nga Fiorentina për 70 milionë euro plus bonuse, por nuk ka arritur që të shkëlqejë me fanellën bardhezi.
25-vjeçarit i skadon kontrata në verë dhe duket se e ardhmja e tij do të jetë larg Torinos, ndërsa Milani synon që të përfitojë nga kjo situatë.


