• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, December 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Në Angli zbulojnë planin e Aston Martin për të marrë edhe Verstappen nga Red Bull

27/12/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Red Bull rrezikon të humbasë edhe një personazh të rëndësishëm. Pas lamtumirës së Adrian Newey, Christian Horner dhe Helmut Marko, mund të jetë Gianpiero Lambiase ai që do të lërë skuadrën që ka dominuar Formula 1 nga 2021-shi në 2024-ën.

Italo-britaniku, inxhinier piste i Max Verstappen dhe “Head of Racing” Red Bull, është në bisedime me Aston Martin. Lajmi bëhet i ditur nga “The Race” në Angli, që zbulon kontaktet mes Lambiase dhe drejtuesve të skuadrës me pronar manjatin kanadez Laërence Stroll.

Aston Martin kërkon të shfrytëzojë ndryshimin e rregullores për t’u bërë skuderia e referimit nga 2026-a. Te kjo skuderi po organizohet struktura e brendshme, me Newey që udhëheq projektin. Lambiase, nëse kalon te kjo skuderi, mund të jetë edhe administrator i deleguar, pasi vlerësohet nga Adrian Newey. Të dy kanë raporte të mira, pas bashkëpunimit që e çoi Red Bull në majat e Formula 1.

Ikja e mundshme e Lambiase do të ishte një goditje e madhe për Red Bull dhe Verstappen. Holandezi është shumë i lidhur me inxhinierin e pistës, ndërkohë që ka humbur edhe kryemekanikun Matt Caller dhe inxhinierin motorist David Mart, të cilët do të kalojnë tek Audi debutues.

Po të shtojmë edhe faktin që Verstappen ka marrë nga Aston Martin një ofertë prej 100 milionë eurosh në vit, atëherë duket se ka një skenar për ta çuar holandezin te kjo skuderi. Lambiase është një tjetër copëz që plotëson mozaikun e këtij skenari. Katër herë kampioni i botës ka kontratë me Red Bull deri në 2028-ën, por gjithçka mund të ndodhë.

Next Post

William Saliba:Jemi të bindur që do të fitojmë trofe në fund të sezonit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.