Nevoja për të bërë merkato mund të sjellë një mini-revolucion te Napoli, me 5 lojtarë në shitje për të financuar blerjet që kërkon trajneri Antonio Conte. Në këtë listë nuk bën pjesë Romelu Lukaku.
Sulmuesi belg la refuzuar sërish milionat që vijnë nga Arabia Saudite, sepse nuk dëshiron të ndahet nga Conte dhe nga Napoli.
Qëllimi i klubit është që të shesë ata lojtarë, të cilët për një arsye apo një tjetër, nuk gjejnë vend në rotacionin e trajnerit. Bëhet fjalë për lojtarë si Mazzochi, Vergara dhe Ambrosino. Edhe Marianucci mund të shkojë te Torino, ndërsa Luça nuk ka bindur, pavarësisht mungesës së Lukaku. Këtë të fundit trajneri Conte kërkon ta ketë në formë sa më parë.
Belgu ka thënë thënë sërish “Jo” ndaj tentativave arabe, ashtu si dhe në verë. “Big Rom” ka në mendje vetëm të luajë sa më parë me Napolin dhe të japë gjithçka për mentorin e tij Conte. Për milionat nga Pro League ka ende kohë.


