Pas humbjes ndaj Bolonjës në Superkupë, Interi menjëherë kthen faqen në ligë dhe e mbylli vitin 2025 i vetëm në krye të tabelës. Në javën e 17-të të Serisë A, skuadra e drejtuar nga Chivu mundi Atalantën 1-0, duke iu përgjigjur fitoreve të Milanit, Napolit dhe Juve-s, dhe duke ruajtur vendin e parë me 36 pikë.
Në Neë Balance Arena, Interi dominoi pjesën e parë dhe krijoi rastet më të mira, por Thuram & Co. nuk ishin në gjendje të depërtonin në fortesën e Bergamos.
Në pjesën e dytë, Luis Henrique dhe Barella shpërdoruan dy raste të shkëlqyera për të shënuar, më pas Pio Esposito shfrytëzoi një gabim të Gjimshitit dhe Lautaro zhbllokoi sfidën me një gjuajtje me të majtën (65′) që vendosi ndeshjen. Samardzic humbi një mundësi të artë për të barazuar në minutat e fundit.


