Thursday, 19. March 2026
Sport

Trepça nuk pushon, vazhdon përgatitjet në Gjevgjeli

GS 29/12/2025 1 Min. Lesezeit

Te skuadra e Trepçës janë të përkushtuar maksimalisht për të vazhduar dominimin në basketbollin kosovar.

Kështu që, për këtë arsye, kampionia në fuqi e Kosovës, do të jetë në kamp përgatitor në ditët e fundit të këtij viti dhe ditët e para të vitit 2026.

Të hënën në mëngjes, Trepça ka udhëtuar për në Gjevgjeli të Maqedonisë së Veriut, ku do të qëndrojë në përgatitje për shtatë ditë.

Në njoftimin e Trepçës thuhet se udhëtimi në Gjevgjeli për përgatitje ishte i detyrueshëm për shkak se palestra “Minatori” është e zënë me numërimin e votave nga zgjedhjet nacionale.

“Qëllimi është i qartë: përgatitje sa më e mirë për sfidat që na presin”, ka shkruar ndër të tjera Trepça në Facebook.

Aktualisht, Trepça prinë në Superligën e Kosovës me 23 pikë të mbledhura pas 13 xhirove të luajtura.

Teilen: