Tuesday, 17. March 2026
Sport

Botërori “dertyron” Ter Stegen të huazohet te Girona

GS 29/12/2025 1 Min. Lesezeit

Komisari teknik i Gjermanisë ka qenë i qartë në intervistën që dha së fundmi ku edhe pse pranoi se kishte besim të plotë te Marc-André ter Stegen, la të kuptohej se portieri i katër herë kampionëve të botës në Botërorin e 2026-ës do të ishte një lojtar, i cili luante regullisht për klubin e tij.

Këtë kriter 33-vjeçari nuk e plotëson pasi në Barcelonë ka përfunduar zgjedhje e tretë e Hansi Flick. Sipas medieve spanjolle Marc-André ter Stegen po mendon që të transferohet te Girona gjatë muajit janar në mënyrë që të ketë vendin e titullarit të garantuar.

Portieri gjerman mendohet se do të transferohet me formulën e huazimit pasi për të gjetur një destinacion definitiv gjatë merkatos së janarit nuk është aspak e lehtë. Paga vjetore në Barcelonë është një pengesë e madhe për Ter Stegen, i cili deri në fund të kontratës (2028) në Katalonjë do të përfitoje deri në 42 milionë euro.

Teilen: