Sot është një ditë e veçantë për tifozët e Formula 1, veçanërisht për ata që kanë ndjekur sportin kur Michael Schumacher shpesh kalonte i pari finishin.
12 vite më parë, “Kaiseri” pësoi një aksident tragjik në pistën e skive në Meribel, ku lëndimet e marra në kokë ndikuan rëndë në jetën e tij. Që nga ajo kohë, familja e shtatë herë kampionit të botës ka mbajtur larg syve të publikut gjendjen e tij shëndetësore.
Në përvjetorin e këtij aksidenti, Richard Hopkins, ish-anëtar i stafit të Schumacherit dhe më pas pjesë e Red Bull dhe McLaren dha opinionin e tij. “Nuk mendoj se do të kemi më mundësi që të shikojmë publikisht Michael-in. Nuk ndihem komod të flas për këtë çështje, pasi familja e tij me të drejtë ka preferuar ta mbajë larg syve të publikut”, tha ai.
Hopkins shtoi se detaji i vetëm i njohur nga jeta private e Schumacher është se ish-piloti ndiqej nga një mjek personal nga Finlanda. /ATVLIVE.TV



