Revista angleze “FourFourTwo” ka azhornuar klasifikimin e 100 futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave. Në majën e këtij klasifikimi është Lionel Messi, i cili ka lënë prapa Pelé dhe Maradona.
Në vend të 4-t është renditur rivali i përjetshëm i argjentinasit, portugezi Cristiano Ronaldo. Në 10-shen e parë të këtij klasifikimi bëjnë pjesë emra, si Johann Cruyff, Zinedine Zidane, Franz Beckenbauer, Alfredo Di Stefano, Ronaldo “Fenomeni” dhe George Best.
Italiani më i mirë në këtë renditje speciale është Paolo Maldini, në vend të 19-të. Portieri më i mirë është rusi Lev Yashin, në vend të 22-të.
10 vendet e para
10. George Best
9. Ronaldo
8. Alfredo Di Stefano
7. Franz Beckenbauer
6. Zinedine Zidane
5. Johann Cruyff
4. Cristiano Ronaldo
3. Diego Maradona
2. Pelé
1. Lionel Messi


