Wednesday, 4. March 2026
Sport

Duka uron Vitin e Ri 2026: Mirënjohje për të gjithë ata që kontribuojnë çdo ditë që futbolli shqiptar të zhvillohet!

GS 31/12/2025 1 Min. Lesezeit

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në prag të festës së ndërrimit të viteve uron të gjithë komunitetin shqiptar të futbollit përmes një video-mesazhi për një vit sa më të mbarë.

Në këtë video-urim, kreu i qeverisë së futbollit shqiptar shpreh mirënjohjen e tij për të gjithë ata që kontribuojnë çdo ditë që futbolli shqiptar të zhvillohet, ndërsa vlerëson vitin 2025 si historik për lojën tonë të bukur.

Në mesazhin e tij, Presidenti Duka përmend organizimet e suksesshme të FSHF-së, finalet e Euro U-17 dhe mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Tiranë, si edhe kualifikimin historik të Kombëtares shqiptare në fazën play-off të Botërorit 2026.

Teilen: