San Antonio mori hak për humbjen në finalen e Kupës së NBA-së duke mposhtur New York-un falë një paraqitjeje të shkëlqyer me 36 pikë të Julian Champagnie. Mbrëmja për ekipin teksan kishte vetëm një notë negative pasi Victor Wembanyama pësoi një dëmtim në gju.
Nuggets fituan në Toronto pa katër titullarë, falë një koshi të anuluar të Brandon Ingram në sirenë.
CJ McCollum kaloi ekipin e tij në avantazh me një sekondë të mbetur, duke dënuar Milwaukee-n me një humbje kundër Washington.
Warriors dhe Magic fituan në transfertë, ndërsa Cavs, Hawks, Bulls dhe Thunder morën të gjitha fitore në shtëpi.
Rezultatet e mbrëmjes:
CHARLOTTE HORNETS-GOLDEN STATE WARRIORS 125-132
ATLANTA HAWKS-MINNESOTA TIMBERWOLVES 126-102
INDIANA PACERS-ORLANDO MAGIC 110-112
CLEVELAND CAVALIERS-PHOENIX SUNS 129-113
CHICAGO BULLS-NEW ORLEANS PELICANS 134-118
SAN ANTONIO SPURS-NEW YORK KNICKS 134-132
TORONTO RAPTORS-DENVER NUGGETS 103-106
MILWAUKEE BUCKS-WASHINGTON WIZARDS 113-114
OKC THUNDER-PORTLAND TRAIL BLAZERS 124-95


