Shitja e Sevilla FC kërkon ende kohë për tu finaluzar. Edhe pse mendohej se gjithçka do të mbyllej me ofertën e fundit të bërë nga një grup amerikan, i cili ofronte 3,400 euro për aksion.
Megjithatë, sipas muchodeporte.com, procesi i verifikimit të situatës së vërtetë financiare të klubit ka frenuar shumë palët duke hapur një mundësi të re për atë që njihet si “rruga e tretë”.
Ky opsion alternativ është udhëhequr prej kohësh nga biznesmenët Antonio Lappí dhe Fede Quintero, të cilët po presin momentin e duhur për të provuar një blerje që do ta mbante pronësinë e klubit në duart e tifozëve të Sevilla-s. Dhe këtu hyn në skenë edhe Sergio Ramos. Lojtari, pasi mbylli një kapitull në Meksikë ku u aktivizua me Rayados de Monterrey, tashmë po përgatitet për një tjetër sfidë. Kësaj here ai kërkon që të jetë mes investitorëve, të cilët duan që të blejnë klubin e Sevilla-s.


