• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, January 2, 2026
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Lamine Yamal “projekti” i papërfunduar i Marokut: “Kur je 15 vjeç dhe trajneri yt Xavi të flet për Spanjën…”

02/01/2026
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Para se të zgjidhte Spanjën përballë vendit të origjinës së gjyshes dhe babait të tij, talenti i Barcelonës, Lamine Yamal, ishte vëzhguar që në moshën 10 vjeç nga Federata Mbretërore Marokene e Futbollit, e cila u përpoq të krijonte një marrëdhënie të fortë dhe afatgjatë me lojtarin dhe familjen e tij.

Ëndrra e Federatës Marokene u venit në fund të verës së 2023-it. Më 8 shtator, Lamine Yamal bëri debutimin e tij për ekipin kombëtar të Spanjës.

Ai ishte 16 vjeç, por askush nuk po fliste për moshën me të. Dy javë më parë, ai darkoi me Ëalid Regragui në një restorant në Barcelonë. Një takim mirësjelljeje midis dy burrave, me avokatin e lojtarit të ri, i cili po konsumonte diçka në një tavolinë tjetër, vetëm për ta mbajtur situatën sa më formale.

Kjo ishte edhe tentativa e fundit e dëshpëruar e Marokut. Për këtë takim ka rrëfyer shumë edhe Rabie Takassa, i cili është shefi i sektorit të rekrutimit për Federatën Mbretërore Marokene të Futbollit.

“Kur je 15 vjeç dhe trajneri yt Xavi të flet për Spanjën atëherë për një kombëtare si ajo e Marokut nuk ka më shpresë”, rrëfen Takassa mbi takimin e fundit me Yamal.

Next Post

Pas dështimit në Kupën e Afrikës, Gaboni pezullon ekipin kombëtar dhe përjashton sulmuesin e dëmtuar

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.