Vetëm pak orë pas shkarkimit nga posti i trajnerit, Enzo Maresca-s i është dashur që të kapërdijë edhe një tjetër kafshatë të hidhur.
Këtë herë klubi nga “Stamford Bridge” ka preferuar që të “sulmojë” 45-vjeçarin nëpërmjet një gazetari të “Sky Sports UK”.
“Në klub mbizotëronte ndjesia se Enzo nuk ishte i qëndrueshëm nga ana mendore dhe nuk kishte as pjekuri emocionale”, ishin fjalët shokuese të Dave Jones, i cili bëri këto deklarata duke cituar një burim pranë klubit në vigjilje të takimit Liverpool-Leeds.


