Wednesday, 11. March 2026
Sport

Rrahmani e nis vitin 2026 me gol

GS 04/01/2026 1 Min. Lesezeit

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani e ka nisur vitin 2026 në mënyrën më të mirë të mundshme.

Rrahmani, të dielën ka shënuar gol në fitoren e Napolit në udhëtim ndaj Lazios 2:0, në kuadër të Serie A.

Rrahmani ishte i pazëvendësueshëm te Napoli, ndërsa realizoi në minutën e 33-të dhe u ndëshkua me karton të verdhë në pjesën e dytë.

Ai shënoi me kokë për golin e tij të parë këtë sezon, në paraqitjen e 10-të kampionale.

Me këtë fitore, Napoli ka tubuar 37 pikë.

Teilen: