• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, January 14, 2026
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Milani takohet me agjentin e Maignan për rinovimin, e barazon në pagë me Leao

06/01/2026
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Historia mes Milanit dhe Mike Maignan është në një pikë vendimtare.

Këtë javë pritet takimi përfundimtar mes drejtuesve kuqezinj dhe Jonathan Kebe, agjentit të portierit, me synimin e qartë: të firmoset rinovimi i kontratës, çka deri pak muaj më parë dukej i pamundur, dhe të “blindohet” francezi, kontrata e të cilit skadon më 30 qershor.

Furlani dhe Tare kanë përgatitur për të një ofertë “made in Leao”.

Pra, kontratë deri më 2029 (me opsion deri më 2030), me pagë totale 7 milionë euro në sezon (5 milionë pjesa fikse dhe 2 milionë bonuse të lehta e të vështira), shumë e barabartë me pagën e sulmuesit portugez, duke e bërë kapitenin, lojtarin tjetër më të paguar në skuadër.

Ky është një sinjal i fortë për të mbyllur dyert ndaj Juventusit, Chelsea dhe Manchester United, me të cilët 30-vjeçari nuk ka pasur ende biseda të thelluara.

Në fillim të vitit 2025, pas një marrëveshjeje verbale, Milani hoqi dorë për shkak të gabimeve të portierit (sidomos ndaj Feyenoord), duke ofruar pagë më të ulët, 4 milionë.

Maignan kërkoi kalimin te Chelsea, por negociatat nuk u realizuan, ndërsa Max Allegri e mbajti kapiten, bisedoi çdo ditë me të dhe portieri iu përgjigj me paraqitje të shkëlqyera e gatishmëri për të rinisur bisedimet.

Me këtë kombinim dashurie nga trajneri, shokët dhe tifozët, oferta e mirë dhe Milani në nivele të larta, shanset për një “po” nga Maignan janë optimale.

Next Post

Zbulohet shuma e frikshme që Man Utd ka paguar për ta punësuar dhe shkarkuar Amorimin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.