Wednesday, 11. March 2026
Sport

Bora drejt gjysmëfinales, fiton duelin e parë me Rahovecin

GS 07/01/2026 1 Min. Lesezeit

KB Bora ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit në çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Në ndeshjen e parë, Bora triumfoi 79:70 ndaj Rahovecit 029 në Prishtinë dhe para duelit të dytë ka epërsi prej nëntë pikëve.

Bora nuk e nisi mirë ndeshjen, pasi e humbi çerekun e parë (15:13), përpara se të reagojë në dy periudhat e ardhshme.

25:19 e fitoi të dytin, 23:18 të tretin kurse i fundit përfundoi 18:18 për t’u konfirmuar fitorja e Borës.

Tyler Cheese me 25 pikë dhe Jetmir Zeqiri me 15 sosh të shënuara ishin më efikasit te Bora, ndërsa te Rahoveci 029 u dallua Kentrell Pullian me 23 pikë, 6 kërcime e 4 asistime.

Teilen: