• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, January 9, 2026
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nigeria kërcënon me bojkot të çerekfinales ndaj Algjerisë, shkak bëhen pagesat

07/01/2026
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas sherrit Osimhen-Lookman, sërish kaos te “Super Eagles”. Lojtarët nuk janë stërvitur dhe kanë refuzuar të nisen për në Marrakech për ndeshjen e së shtunës.

Nigeria, e kualifikuar për në çerekfinale të Kupës së Afrikës, mbetet në një situatë kaotike. Lojtarët kanë kërcënuar se nuk do të zbresin në fushë për sfidën ndaj Algjerisë të shtunën, nëse nuk u jepen shpërblimet, sipas paktit me federatën para nisjes së kompeticionit. Skuadra duhet të jetë në Marrakech të enjten, por ka refuzuar të udhëtojë nga qyteti ku është akomoduar, nëse kërkesat nuk plotësohen.

Federata e Nigerisë ka qenë vazhdimisht në borxh me skuadrën. Trajneri Eric Chelle është ankuar për pagat pezull para nisjes së Kupës së Afrikës. Kjo është greva e dytë që kombëtarja nigeriane bën në tre muaj. Në nëntor të vitit të kaluar lojtarët bënë një bojkot para ndeshjes së Play-off-it të Botërorit kundër Gabonit, por situata u zgjidh brenda 24 orësh.

Edhe këtë herë pritet që të ketë një zgjidhje të shpejtë, sepse është e paimagjinueshme që Nigeria të mos zbresë në fushë për një ndeshje çerekfinale të një kompeticioni të rëndësishëm.

Next Post

Gjashtë fitore rresht, Interi shkëputet në krye

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.