Wednesday, 11. March 2026
Sport

Gjashtë fitore rresht, Interi shkëputet në krye

GS 07/01/2026 1 Min. Lesezeit

Golat e shënuar nga mbrojtësi Federico Dimarco dhe sulmuesi Ange-Yoan Bonny, ia kanë siguruar Interit një tjetër fitore në elitën italiane të futbollit.

Interi e mposhti 2:0 Parman në udhëtim, për fitoren e gjashtë rresht në Serie A të mërkurën mbrëma, në kuadër të xhiros së 19-të.

Dimarco realizoi në minutën e 42-të. Bonyt iu anulua goli i minutës së 94-t, por u pranua ai i minutës së 98-të. 

Portieri shqiptar, 18-vjeçari Alain Taho, ishte në bankën rezervë tek Interi.

“Nerazzurrët” janë në vendin e parë me 42 pikë pas 18 ndeshjeve. Në 17 ndeshje, Milani i dyti ka 38 pikë. Po kaq pikë ka edhe Napoli në pozitën e tretë, në 18 ndeshje.

Teilen: