Tuesday, 17. March 2026
Sport

Drenica përforcohet me brazilianin që ka luajtur në Serie A të Italisë

GS 08/01/2026 1 Min. Lesezeit

Drenica ka prezantuar të enjten sulmuesin brazilian, Victor Da Silva.

Da Silva është 31-vjeçar, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Partizanit të Tiranës.

Ai ka karrierë të pasur pasi ka luajtur edhe për Pescaran, Chievon e Istran, në mesin e shumë skuadrave. Në Shqipëri ka luajtur edhe për Vllazninë e Bylisin.

E ka një paraqitje në Serie A.

“Klubi Futbollistik Drenica ka kënaqësinë të ju njoftoj për arritjen e marrëveshjes me sulmuesin brazilian, Victor Da Silva. 31-vjeçari vjen në “Bajram Aliu” si një përforcim i rëndësishëm për repartin e sulmit, duke sjellë me vete eksperiencë ndërkombëtare”, ka shkruar Drenica.

“Kuqezinjtë” të mërkurën njoftuan për largimin e sulmuesit Udoyen Akpan.

Teilen: