Wednesday, 11. March 2026
Sport

E konfirmon Fabrizio Romano, Carrasco transferohet te gjiganti italian

GS 09/01/2026 1 Min. Lesezeit

Yannick Carrasco drejt rikthimit në Europë.

Sulmuesi belg, Yannick Carrasco ka vendosur të largohet nga Arabia Saudite, ku aktualisht është pjesë e Al Shabab.

Carrasco nuk është i kënaqur në kampionatin arab dhe dëshiron rikthimin në Europë.

Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, raporton se Juventus synon afrimin e Carrascos gjatë këtij afati dimëror.

Biankonerët kanë kthyer vëmendjen kah Carrasco, pasiqë Liverpooli i ka mbyllur derën largimit të Chiesas.

Teilen: