Tuesday, 31. March 2026
Sport

McTominay bllokon “arratisjen” e Interit, 2-2 me Napolin

GS 12/01/2026 1 Min. Lesezeit

Interi mori barazimin e parë në javën e 20-të të Serie A, pasi u arrit dy herë nga Scott McTominay dhe Napoli. Një ndeshje që mund të kishte vulosur ecurinë e zikaltërve, duke pasur parasysh duelin e tyre me Conten dhe ndalesën e Milanit, në fund përfundoi në barazim 2-2.

Interi pati një nisje padyshim më të mirë, duke zhbllokuar sfidën në minutën e 9-të me anë të Dimarcos, i cili u asistua nga Thuram dhe shënoi me një gjuajtje diagonale të pandalshme. McTominay rivendosi barazimin në minutën e 26-të, dhe Napoli gati mori epërsinë me Hojlund.

Pjesa e dytë solli një gol me penallti nga ana e Calhanoglu (73′), ndërsa mori edhe njëherë përgjigjen e McTominay  uke vulosur barazimin 2-2.

Nga një pikë secilën skuadër në San Siro, Interi humbi një mundësi për tu arratisur, Conte u përjashtua për protestë.

Teilen: