• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, January 12, 2026
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Premier League pa frena/ Guehi kushton 30 milionë euro, për Anderson duhen 100

12/01/2026
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Premier League është padrone e merkatos. Në 10 ditë bisedime klubet e kampionatit më të bukur në botë kanë shpenzuar 174.5 milionë euro. Dhe do të zhpenzojnë ende.

Manchester City fitoi garën për Antoine Semenyo, lëvizja më e shtrenjtë e janarit deri tani, me 72 milionë euro të paguara te Bournemouth,por blerjet nuk kanë hyrë ende në fazën kulmore. Situata është komplikuar nga Kupa e Afrikës, që ka bindur shumë klube të presin 10 ditët e fundit për vendime përfundimtare.

Tre emrat më të lakuar të momentit janë Marc Guehi, Elliott Anderson dhe Conor Gallagher. Për mbrojtësin e Crystal Palace, me kontratë deri në qershor, spekulimet janë të forta. Në fund të merkatos së verës dështoi kalimi i tij te Liverpool për 45 milionë euro. Ai do të shitet, sepse klubi nuk do ta humbasë 25-vjeçarin me parametra zero. Tani Palace kërkon të paktën 30 milionë euro.

Manchester City, në emergjencë pas dëmtimeve të Ruben Dias, Josko Gvardiol dhe John Stones, është futur në garë për Guehi, që duket se preferon më shumë Liverpool. Por nuk mund të nënvlerësohet as Arsenal, edhe pse ka dyshen e qendrës më të mirë të kampionatit, Saliba-Gabriel.

Kërkesa ka edhe për Elliot Anderson, mesfushorin 23-vjeçar të Nottingham Forest. Ai luan para mbrojtjes dhe ka bërë për vete trajnerin e Anglisë, Thomas Tuchel. Nëse Botërori do të niste sot, ai do të ishte titullar në mesfushën e Anglisë. Anderson ka magjepsur Manchester United, që është gati të bëjë çmenduri për të në janar. Blerja e Anderson mund të shkojë nga 80 në 100 milionë euro.

Aston Villa është në krye të listës së skuadrave që duan të rikthejnë në Premier Conor Gallagher, i cili po luan sezonin e dytë tek Atletico Madrid. Nuk bëhet fjalë për huazim dhe spanjollët duan 35 milionë euro për të lëshuar mesfushorin e dalë nga akademia e Chelsea.

Next Post

Një fushë e re futbolli në Durrës, FSHF nis së shpejti shtrimin e tapetit sintetik

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.