Në finalen e Superkupës pati nga të gjitha llojet e momenteve dhe situatave, një ndeshje e luftuar fort me një rezultat të ngushtë që e rriti tensionin deri në vërshëllimën e fundit.
Takimi u bë edhe më tërheqës për faktin se pati konflikt edhe mes yjeve në fushë. Kështu kamerat kanë filmuar përplasjen mes Vinicius dhe Lamine Yamal.
Braziliani u detyrua të ndërhynte në mbrojtje për të ndihmuar në ndalimin e Lamine dhe përfundoi duke shfryrë i acaruar përballë arbitrit.
Kamerat kapën momentin kur Vinicius iu afrua gjyqtarit Munuera Montero, duke protestuar për Lamine: “Ta thashë, Lamine gjithmonë hidhet, ai gjithmonë hidhet”.
Teilen: