Monday, 30. March 2026
Sport

Bora mposht Rahovecin 029

GS 14/01/2026 1 Min. Lesezeit

Pas Bashkimit, KB Bora ka mposhtur edhe Rahovecin 029 në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll.

Të mërkurën mbrëma, në ndeshjen e xhiros se 15-të që u luajt në Prishtina, Bora triumfoi me shifrat 79:74.

Përkundër lojës së mirë të Rahovecit 029, Bora arriti ta fitojë ndeshjen për fitoren e shtatë sezonale.

Me këtë fitore, Bora tubon 22 pikë, dy më shumë se Rahoveci 029.

Më të merituarit për triumfin e Borës ishin amerikanët Alex Hunter e Tyler Cheese.

Hunter ndeshjen e mbylli me 20 pikë, 6 kërcime e 8 asistime kurse Cheese shtoi 26 pikë e 5 kërcime.

Ndërkohë, te Rahoveci 029 u veçua Jalen Johnson me 31 pikë të shënuara.

 

Teilen: