Monday, 30. March 2026
Sport

Sadio Mane çon Senegalin në finalen e Kupës së Afrikës, nxjerr jashtë Egjiptin e Salah

GS 14/01/2026 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi ekspert realizon golin vendimtar 12 minuta para fundit të gjysmëfinales së parë të Kupës së Afrikës dhe çon ekipin në aktin përmbyllës.

Senegali është skuadra e parë finaliste e Kupës së Afrikës 2025/2026. Mane me shokë kanë mundur 1-0 Egjiptin në ndeshjen e zhvilluar në “Stade Ibn Batouta”, në Tangeri. Sadio Mane, ish-sulmuesi i Liverpool dhe Bayern Munchen, me një të djathtë të fuqishme nga jashtë zonës, shënoi golin e kualifikimit.

Dëshpërim tek Egjipti i Salah, që duhet të kthehet në Angli, pasi kompeticioni për të përfundon këtu. Senegali tani pret të mësojë kundërshtarin e finales, që do të dalë nga sfida Nigeri-Marok. Finalja e Kupës së Afrikës do të zhvillohet të dielën e 18 janarit.

Teilen: