Monday, 30. March 2026
Sport

Sylvinho me rekord të veçantë te kombëtarja, mund të bëhet braziliani unik i Botërorit

GS 15/01/2026 1 Min. Lesezeit

Shqipëria do të luajë në muajin mars dy ndeshjet e fundit kualifikuese për në Kupën e Botës. Kuqezinjtë do të përballen fillimisht me Poloninë e më pas do të kenë fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi, aty ku kuqezinjtë synojnë për herë të parë Botërorin.

Por, kjo do të jetë një sfidë interesante edhe për vetë trajnerin e Kombëtares, Sylvinho. Megjithëse Brazili dhe shumë skuadra të tjera e kanë siguruar kualifikimin në Botëror, asnjë trajner nga Brazili deri më tani nuk është pjesë e këtij Botërori.

E natyrisht, para një fakti të tillë, Sylvinho do të synojë që përveç kualifikim me Shqipërinë, të mbajë lart edhe emrin e trajnerëve brazilian pasi është realisht e çuditshme. Vetë Brazili ka një trajner italian në drejtim dhe skuadrat e tjera kanë trajnerë me shtetësi të ndryshme por jo nga Brazili. Sylvinho u shpreh pak ditë më parë i lumtur nëse do të arrinte diçka të tillë, por shtoi se pavarësisht kësaj, ai do të ishte tifoz me Shqipërinë edhe nëse do të kishte Brazilin përballë.

Teilen: