• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, January 15, 2026
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Duele derbi në basketbollin e Kosovës

15/01/2026
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sot zhvillohen dy ndeshje tejet interesante në Superligën e Kosovës në basketboll.

Këto ndeshje i takojnë xhiros së 15-të, me të cilat edhe përmbyllet kjo javë.

Dueli më interesant do të mbahet në palestrën “Minatori”, ku do të përballen Trepça dhe Peja.

Xehtarët ndodhen në formë të mirë dhe aktualisht janë liderë të Superligës me 25 pikë të grumbulluara.

Në anën tjetër, Peja po kalon në formë jo të mirë, edhe pse ndodhet në vendin e tretë me 22 pikë.

Trepça në këtë takim vjen e kompletuar, me të gjithë lojtarët e gatshëm për ndeshje, ndërsa te verdhezinjtë do të vërehet mungesa e Dardan Berishës së lënduar.

Deri tani, këto dy skuadra janë takuar dy herë këtë edicion, me të dy ekipet që e kanë fituar nga një takim.

Edhe dueli tjetër pritet të jetë tejet interesant.

Në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, skuadra e Golden Eagle Yllit do ta presë skuadrën e Sigal Prishtinës.

Kjo ndeshje është tejet e rëndësishme për të dy skuadrat, pasi Prishtina dëshiron ta harrojë humbjen e thellë ndaj Trepçës, ndërsa Ylli ta vazhdojë serinë e fitoreve.

Prishtina momentalisht zë vendin e pestë në tabelë me 21 pikë të mbledhura, ndërsa në anën tjetër Ylli renditet i fundit me 18 pikë në total.

Të dy takimet zhvillohen me orar të njëjtë, nga ora 18:45, dhe mund t’i ndiqni drejtpërdrejt në platformën “Telkos”.

Next Post

ENBL, Peja humb ndeshjen me rezultat zyrtar

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.