Monday, 30. March 2026
Sport

Ibrahimoviqi shqiptar kërkohet në Spanjë e Itali

GS 15/01/2026 1 Min. Lesezeit

Pas paraqitjeve të mira në Bundesligë te skuadra e Heidenheimit, sulmuesi Arijon Ibrahimoviq ka tërhequr vëmendjen e klubeve në Spanjë e Itali.

Villarreali, Fiorentina dhe Cagliari kanë shprehur interesim për 20-vjeçarin, i cili ka kontratë me Bayern Munchenin deri në verën e vitit të ardhshëm.

Ibrahimoviq u huazua në fillim të këtij sezoni tek Heidenheimi, ekip që ka opsionin e blerjes së tij në verë për 5 milionë euro.

Në 19 paraqitje këtë sezon për Heidenheimin, Ibrahimoviq që mund të luan edhe si mesfushor ofensiv, ka bërë 3 asistime.

Më herët është raportuar se Ibrahimoviq pritet ta përfaqësojë Kosovën në nivelin ndërkombëtar.

Teilen: