Sezoni i dytë i Bayern-it nën drejtimin e Vincent Kompany është për rekord. Triumfi në Këln ishte i 15-ti në 17 takimet e zhvilluara deri më tani në Bundesligë. Me një hap të tillë skuadra e drejtuar nga belgu ka barazuar rekordin e vendosur nga Bayern-i i Josep Guardiola në sezonin 2013/2014.
Edhe në atë sezon ashtu si edhe tani Bayerni numëron 47 pikë pas 17 ndeshjeve të para. Por ajo ku bën diferencën ekipi aktual qëndron në sulm. Ekipi i Kompany ka një diferencë prej 53 gola ndërsa formacioni i Guardila “vetëm” 35.


