Ajo çfarë ndodhi në pushimin e ndeshjes mes Chelsea dhe Arsenal ku Declan Rice debatoi ashpër me një pjesëtar të stafit të Mikel Arteta-s ishte e pazakontë.
Shumë pak herë është një skenë e tillë në nivele të larta siç ishte ndeshje e parë mes dy ekipeve, të cilat luajnë për një vend në finalen e Kupës së Ligës.
Në mediet britanike kanë dalë edhe detaje sa i përket bisedës me tona të larta mes Rice dhe Albert Stuivenberg, të cilët janë qetësuar vetëm pas ndërhyrjes së Gabriel Magalhaes. Lojtari ka sulmuar ashpër holandezin duke i thënë: “Mbylle gojën, se nuk e ke idenë çfarë po bën”.

Arteta dhe Stuivenberg punojnë së bashku në Londër prej 2019-ës ndërsa ata kanë marrë bashkë licencën A të trajnerit në UEFA në Cardiff.


