Monday, 30. March 2026
Sport

Shoshi shpallet “MVP”

GS 16/01/2026 1 Min. Lesezeit

Qendra e Golden Eagle Yllit, Lis Shoshi e ka ftuar epitetin e basketbollistit më të mirë për xhiron e fundit në Superligën e Kosovës në basketboll.

Federata e Basketbollit të Kosovës, të premten, ka njoftuar se Shoshi ështè shpallur MVP i javës së 15-të, ndeshjet e së cilës e luajtën të mërkurën dhe enjten.

Shoshi udhëhoqi Golden Eagle Yllin drejt fitores ndaj Sigal Prishtinës, duke realizuar 20 pikë e 5 kërcime, ku indeksin e pati 21.

Veçse MVP, Shoshi ka zënë vend edhe në ekipin më të mirë të xhiros, që ndryshe njihet si Top-5.

Krahas tij, në Top-5 është përfshirë edhe basketbollisti tjetër i Yllit, Antwan Scott që regjistroi 10 pikë e 14 kërcime, pastaj Batin Tuna i Trepçës, Alex Hunter i Borës dhe Dequon Lake i Bashkimit.

Tuna pati 21 pikë e 7 kërcime në triumfin e Trepçës ndaj Pejës, Hunter me 20 pikë e 14 kërcime ndihmoi Borën ta mposht Rahovecin 029 kurse Lake u veçua në fitoren e Bashkimit kundër Vëllaznimit me 19 pikë e 9 kërcime.

Teilen: