Monday, 30. March 2026
Sport

Shkëndija luan kundër Samsunsporit në play-off të Conference League

GS 16/01/2026 1 Min. Lesezeit

Shkëndija e Tetovës do të përballet me skuadrën turke, Samsunspor, në ndeshjen e plejofit të fazës nokaut të Ligës së Konferencës.

Kështu është vendosur pas shortit të tërhequr në Nyon të Zvicrës të premten.

Shkëndija është vendëse në ndeshjen e parë që luhet në Shkup më 19 shkurt, kurse dueli kthyes luhet në Turqi më 26 shkurt.

Edhe për Shkëndijën e Tetovës ishte debutim në këtë garë.

Shkëndija përfundoi e 22-ta në fazën e ligës në Ligën e Konferencës. I pati shtatë pikë.
Samsunspori i 12-ti i kishte 10 pikë.
Në rast të kalimit tutje të këtij kundërshtari, kampionia e Maqedonisë së Veriut do të përballet me fituesin e ndeshjes Shakhtar Donetsk – Rayo Vallecano, në 1/8 e finales.

Teilen: