• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, January 17, 2026
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

MKRS-ja paralajmëron FFK-në, për Kuvendin Zgjedhor të paralajmëruar për 5 shkurt

16/01/2026
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i ka dërguar një shkresë zyrtare Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), ku ngre shqetësime serioze lidhur me mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor të paralajmëruar për 5 shkurt, duke kërkuar ndërhyrje urgjente për harmonizimin e Statutit dhe përfundimin e procesit të licencimit.

Sipas MKRS-së, FFK ende nuk i ka përmbushur obligimet e dala nga procesi i licencimit të vitit 2023, të dakorduara me UEFA-n, FIFA-n dhe vetë Ministrinë, përfshirë harmonizimin e Statutit me Ligjin për Sport dhe rregulloret përkatëse.

Në shkresë theksohet se ende nuk ka përfunduar licencimi për shtatë (7) lidhje rajonale dhe për shoqatat profesionale, çka bie ndesh me ligjin dhe udhëzimet administrative në fuqi.

Ministria vë në pikëpyetje edhe përbërjen dhe legjitimitetin e Kuvendit Zgjedhor, duke rikujtuar se të drejtë vote kanë vetëm anëtarët e licencuar, si dhe duke theksuar se disa praktika zgjedhore të deritanishme nuk janë në përputhje me kërkesat e UEFA-s dhe FIFA-s.

MKRS kërkon që para mbajtjes së Kuvendit, FFK të harmonizojë Statutin, të përfundojë procesin e licencimit dhe të konsultojë draftet me Agjencinë e Sportit.

Next Post

Van Basten largohet nga televizioni, i dedikohet tërësisht bashkëshortes së sëmurë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.