Monday, 30. March 2026
Sport

Manchester Unitedi trondit Cityn e Guardiolën, për t’u këndell nën udhëheqjen e Carrickut

GS 17/01/2026 1 Min. Lesezeit

Në ndeshjen e parë si trajner i Manchester Unitedit, dikur mesfushori i kësaj skuadre e ka udhëhequr ekipin në fitoren e madhe ndaj Manchester Cityt, rivalit lokal.

Michael Carrick zëvendësoi në bankën e trajnerit, ish-bashkëlojtarin Darren Fletcher, pas ndryshimeve në shtabin teknik që erdhën  pas shkarkimit të Ruben Amorim.

Ndryshimet sollën fryte pasi “Djajtë e kuq” triumfuan 2:0 në “Old Trafford” ndaj fqinjve për të nisur mbarë rrugën e këndelljes.

Bryan Mbeumo në minutën e 65-të dhe Patrick Dorgu në të 76-n, i siguruan Manchesterit fitoren ndaj Cityt të Guardiolës.

Pas eliminimit nga Kups FA, Unitedi nuk dinte për fitore në tri ndeshje rresht në ligë.

Me këtë trepikësh, skuadra ngjitet në vendin e katërt, me 35 pikë.

City nuk fiton në Premier Leagur në katër ndeshje rresht, që përpos humbjes kishte tri barazime radhazi, duke rrezikuar ndjeshëm rrugën drejt titullit.

Teilen: