Monday, 30. March 2026
Sport

Vëllaznimi pret Trepçën në Gjakovë

GS 18/01/2026 1 Min. Lesezeit

Kampionia në fuqi e Kosovës në basketboll, Trepça do të udhëtojë në Gjakovë për ndeshjen e radhës në Superligë.

Në kuadër të xhiros së 16-të, Vëllaznimi në palestrën “Shani Nushi” e pret skuadrën e Trepçës, ndeshje kjo që nis nga ora 17:00.

Në dy xhirot e shkuara, Trepça ka triumfuar thellë ndaj Sigal Prishtinës e Pejës, ndërsa vlerësohet favorite e madhe ndaj Vëllaznimt.

Vëllaznimi xhiron e shkuar u mposht në Gjakovë nga Bashkimi dhe aktualisht është i parafundit në tabelë me 20 pikë, sa i ka edhe Rahoveci 029 në pozitën e fundit.

Në anën tjetër, Trepça prinë në Superligë më 27 pikë të grumbulluara.

Teilen: