Muriqi mes pesë goleadorëve më të mirë të Europës, Mallorca nuk festonte një tregolësh prej 2008-ës
Sulmuesi i RCD Mallorca, Vedat Muriqi, me numrat e golave ka tërhequr vëmendjen e medieve spanjolle. Sulmuesi dardan ka shënuar plot 14 gola në La Liga duke u renditur i dyti mbas Mbapppe (19).
Numrat e 31-vjeçarit janë mjaft të rëndësishëm këtë vit pasi ai renditet mes pesë goleadorëve më të mirë të pesë ligave kryesore në Europë. Në këtë listë gjenden emra si Kane (20), Haaland (20), Mbappe (19) dhe Thiago (16).
Tri golat përballë Athletic Bilbao-s kanë bërë që Vedat Muriqi të listohet mes lojtarëve të momentit. 31-vjeçari ka bërë diçka që nuk ndodhte prej 17 vitesh në ishull. Për herë të fundit një lojtar i RCD Mallorca-s kishte shënuar tri gola në një ndeshje në 2008-ën (Dani Güiza ndëshkoi tri herë Murcia-n).
Teilen: