Thursday, 22. January 2026
Sport

Një tjetër ish-lojtar i Vllaznisë bashkohet me Bërdariqin, Çoba nënshkruan me Drenicën

GS 22/01/2026 1 Min. Lesezeit

Mehdi Çoba është zyrtarisht lojtar i Drenicës. 25-vjeçari që u mbylli me Gjilanin ka vendosur ta vazhdojë karrierën te rivalët e Superligës së Kosovës.

Thomas Brdariç ka transferuar te Drenica disa lojtarë, që janë të njohur për eksperiencat në Superiore. Këtu mund të përmendim Kristi Qarrin, Ian Soler, Fjoart Jonuzin dhe Viktor Da Silvan. Më përjashtim të Soler, pjesa tjetër kanë luajtur te Vllaznia me Brdariç në krye.

“Kemi kënaqësinë të njoftojmë arritjen e marrëveshjes me sulmuesin Mehdi Çoba, i cili tashmë është zyrtarisht pjesë e familjes tonë kuqezi.

Çoba i bashkohet ekipit me ambicie të qarta për të forcuar repartin ofensiv dhe për të dhënë kontributin e tij maksimal në arritjen e objektivave tona sezonale”, ka shkruar Drenica në Facebook.

Teilen: