Friday, 23. January 2026
Sport

Fenerbahçe synon ta “rrëmbej” Asllanin para rivalëve evropianë

GS 23/01/2026 1 Min. Lesezeit

Fenerbahçe po punon intensivisht për të siguruar shërbimet e sulmuesit kosovar Fisnik Asllani, i cili pritet të largohet në fund të sezonit.
Klubi turk e ka identifikuar 23-vjeçarin si zgjidhjen perfekte për të forcuar repartin ofensiv, falë forcës fizike, aftësisë në luftën ajrore dhe instinktit për gol.

Asllani, aktualisht luan te TSG Hoffenheim në Bundesligën gjermane, me 6 gola e 4 asistime nga 17 ndehsjet e këtij sezoni.
Përveç kualiteteve fizike, ai ka përvojë ndërkombëtare, duke përfaqësuar Kosovën dhe duke shënuar golin e fitores ndaj Suedisë në kualifikimet për Botërorin 2026.

Por Fenerbahçe nuk është i vetmi që e kërkon sulmuesin dardan. Pas tij janë edhe top skuadrat si Bayern Munchen, Barcelona e Borussia Dortmund.

Interesi i madh tregon se turqit duhet të veprojnë shpejt për të përparuar në negociata dhe për të mbyllur një marrëveshje që mund të ndryshojë sezonin e tyre.

Teilen: