Mehmeti transferohet tek Ipswich Town: Do ndihmoj klubin të ngjitet në Premier League
Lojtari i kombëtares shqiptare, Anis Mehmeti largohet nga Bristol City dhe nis një aventurë të re me Ipswich Town në Championship (Kategoria e Parë e futbollit anglez).
Sulmuesi anësor ka firmosur një kontratë deri në verën e vitit 2029 me klubin e ri dhe është prezantuar ditën e sotme tek Ipswich Town.
“Jam shumë i emocionuar që kam nënshkruar për këtë klub. Çdo gjë që klubi po përpiqet të arrijë përputhet me ambiciet e mia dhe kjo flet vetë. Tifozët janë të mrekullueshëm dhe mezi pres të luaj para tyre.
Jam një lojtar i uritur me dëshirë për të fituar dhe dua të shënoj gola, të asistoj dhe të bëj gjithçka që mundem për të ndihmuar ekipin. Të gjithë e dinë që ambicia është të ngjitemi në Premier League dhe unë jam këtu për të na ndihmuar ta arrijmë këtë”, ka thënë Mehmeti.
25-vjeçari u bashkua me Bristol City në vitin 2023 dhe ka shënuar 26 gola në 136 ndeshje të luajtura. Anis Mehmeti është pjesë e kombëtares shqiptare, pasi ka koleksionuar 3 paraqitje me kombëtaren e madhe dhe ka qenë pjesë e skuadrave të moshave kuqezi.