Friday, 23. January 2026
Sport

Partizani, trajneri Kërnaja: Partizani kërkon maksimumin në Shkodër

GS 23/01/2026 5 Min. Lesezeit

Oltijon Kërnaja beson se Partziani do të marë tri pikët në “Loro Boriçi”. Në prag të sfidës kundër Vllaznisë, trajneri i Partzianit u shpreh në konferencën e shtypit se skuadra do të jetë më agresive se në ndeshjet e kaluara dhe gati për të marë maksimumin.

Ndeshja me Vllazninë…

“Partizani kërkon të bëjë maksimumin për ndeshjen e radhës. Vllaznia është në momentin e saj më të mirë, por ne sigurisht hyjmë për 3 pikët si në çdo ndeshje”.

I druheni sulmuesit Balaj?

“Ne i dimë vlerat e të gjithë sulmuesve të Vllaznisë, sidomos të Bekim Balajt. Ai është një vlerë e kampionatit shqiptar, e vlerësojmë për atë që ka bërë në Shqipëri. Nuk kemi pse ti friksohemi askujt, normale kemi marrë masat për ta izoluar si Balajn ashtu edhe çdo lojtar tjetër të Vllaznisë dhe besoj se do t’ia arrijmë qëllimit”.

Pozicioni Partizanit në renditje…

“Ne objektiv kemi ndeshjen e radhës vlen 3 pikë. Do shikojmë sa do arrijmë me gjithë grupin tonë për të marr 3 pikët. Nuk shikojmë as përpara as mbrapa, shikojmë renditjen e ekipit tonë dhe të bëjmë maksimumin”.

Në dy përballjet e sezonit nuk keni arritur fitore ndaj Vllaznisë.

“Besoj se në ndeshjen e luajtur në “Arenën e Demave” kemi qenë dominues ndaj Vllaznise me raste me gola. Kemi pësuar një gol nga Mala me një goditje nga jasht zone dhe asnjë rast tjetër të rrezikshëm nga Vllaznia. Ne kemi patur disa raste që nuk i shfrytëzuam. Besoj që këtë herë ti shfrytëzojmë rastet tona dhe të dalim me pikët maksimale nga “Loro Boriçi”.

Çfarë mund të ndryshoni nesër ndaj Vllaznisë?

“Pavarësisht që ne vazhdojmë të kemi disa dëmtime të gjata kanë qenë dëmtime jo si aludohet në media që mund të kenë ardhur nga fusha apo nga përgatitja. Kanë qenë dëmtime mund të themi fatkeqe sepse janë dëmtime si trauma, thyerje kocke si rasti i Doumbia në ndeshjen me Tiranën. Çipi dhe Marku këputën ligamente në Vlorë dhe Rrogozhinë. Kanë qenë dëmtime fatkeqësie dhe nuk kanë ardhur si rezultat i fushës apo seancave stërvitore. Nuk kemi patur trauma muskulare”.

Çfarë do të kemi ndryshe?

“Ne jemi po i njëjti ekip, të jemi agresiv, të japim maksimumin për çdo top, çdo centimetër. Jemi të gjithë një grup shumë i shëndetshëm panvarësisht se jemi ekipi më i ri në kampionat. Panvarësisht të gjitha mungesave klubi ka një numër të madh lojtarësh që mund ti zëvendësojë të dëmtuarit nuk është aspak problem”.

Aktualisht pritet ndonjë lojtar?

“Siç e kam thënë edhe në daljet e mëparshme në media kemi biseduar me klubin, dihen pikat ku ne mund të ndërhyjmë 1 ose 2. Lojtarët që do të vijnë duhet të jenë  lojtarë që duhet të bëjnë diferencën. Po mundohemi ti marrim maksimumin grupit që është, plus me rikthimet e të dëmtuarve do jetë akoma më i mirë. Por nëse vjen dikush që është me cilësi, me kualitet është i mirpritur. Deri tani jemi ky grup që jemi nuk kemi ardhje të reja”.

Aktivizimi lojtarëve të rinj?

“Besoj që ne kemi aktivizuar lojtarë të rinj më shumë se çdo kush tjetër në kampionat. Nuk është ke emri apo individi, Vata, Himallari janë njësoj si Contreras, Sulo, Kazzem, Jatta janë produkt i akademisë i klubit. Në momentin e duhur kur do jetë Vata dhe Himallari do jetë edhe momenti i tyre. Ata po stërviten shumë mirë si me ekipin e parë si me ekipin U-19. Mos të harrojmë që përveç objektivit të ekipit të parë kemi edhe ekipin B që synon ngjitjen në kategorinë e parë. Kemi objektivin edhe U-19 që është në vendin e parë dhe në finalen e Kupës, kështu që nëse ata nuk po i shërbejnë ekipit të parë po shërbejnë aty ku duhet. Mos harrojmë që Vata dhe Himallari janë akoma 16 vjeç dhe nuk duam të djegim etapat e tyre. Do të vij edhe momenti i tyre siç ka qenë momenti i Sulos, i Contreras, i Kolës e shumë lojtarëve me radhë që janë produkt i akademisë. Kjo është ajo që them që klubi është i shëndetshëm, pavarësisht dëmtimeve klubi vazhdon të jetë i shëndetshëm sepse mund të marrim lojtarë nga moshat, ekipi dytë sepse projektet janë shumë serioze në gjithë Akademinë e Partizanit”.

Mungesa e Martinit në stol është plus për ju?

“Nuk besoj se është plus sepse trajneri ka punuar gjithë javën . Një ndeshje mund të mungoj edhe unë, nuk besoj se është avantazh. Çdo trajner do të donte të ishte aty por veprimet janë të tyret nuk dua ti komentoj fare. Nuk është një ndeshje Kërnaja- Martini është Vllaznia – Partizani , besoj nuk do ndikoj fare”.

Teilen: