Ernest Muçi rrëmben skenën në Turqi, fiton çmimin e golit më të bukur të muajit
Është momenti më i mirë për Ernest Muçin në Turqi. Sulmuesi i Kombëtares është një nga personazhet në qendër të vëmendjes në kampionation turk, falë golave të bukur që ka realizuar kohët e fundit.
Për këtë moment të artë ai ka marrë edhe vlerësime, duke fituar së fundi çmimin e “Golit më të bukur” për muajin dhjetor. Muçi shënoi dy gola në javën e 15-të të Superligës, ku skuadra e tij, Trabzonspor, fitoi 2-1 ndaj Goztepe.

Dy gola të rëndësishëm për fantazistin kuqezi, por edhe mjaft të bukur për nga mënyra e realizimit. Muçi e ka marrë çmimin përpara ndeshjes së kësaj jave kundër Kasimpasha nga anëtari i Federatës Turke të Futbollit, Coşkun Öztürk.
Nëse vazhdon me këtë formë, sulmuesi me siguri do të jetë një “armë” plus për trajnerin Silvinjo për sfidën e Play-off-it të Botërorit kundër Polonisë. Po ashtu, ky moment i mirë e ka vendosur lojtarin shqiptar edhe ne vitrinën e merkatos.