Sunday, 29. March 2026
Sport

Shtyhet për nesër ndeshja Tirana-Flamurtari, shkak tragjedia me vajzën e Alvarez

GS 24/01/2026 1 Min. Lesezeit

Shtyhet me një ditë ndeshja Tirana-Flamurtari, e programuar për t’u zhvilluar sot në mesditë, në stadiumin “Selman Stërmasi”. Sfida e vlefshme për javën e 21-të të Abissnet Superiore, siç mëson RTSH, do të luhet të dielën, në të njëjtën orë, në të njëjtin stadium.

Shtyrja e ndeshjes ka ardhur për shkak të tragjedisë së ndodhur mëngjesin e sotëm me vajzën e lojtarit Freddy Alvarez, e cila ka humbur jetën.

Klubi bardheblu, me sa duket, ka dashur t’i qëndrojë pranë lojtarit në këtë moment të vështirë dhe ka kërkuar shtyrjen e ndeshjes me 24 orë.

Teilen: