Saturday, 24. January 2026
Sport

Botërori i skive në RTSH/ Kolturi e dhjeta pas lëshimit të parë në slalomin gjigant në Spindleruv Mlyn

GS 24/01/2026 1 Min. Lesezeit

Lara Colturi ka kryer zbritjen e parë në Spindleruv Mlyn me kohën e dhjetë më të mirë, 1:14.37. Skiatoria kuqezi minimizoi humbjet në këtë lëshim të parë pasi nuk gëzon formë optimale fizike për shkak të një viroze që po kalon.

Kohën më të mirë e regjistroi skiatoria gjermane Fabiana Dorigo (1:15.05), e cila u ndoq nga Stephanie Brunner (1:14.79) dhe Giorgia Collomb (1:14.72). Siç dihet disiplina e slalomit gjigant nuk është e preferuara e skiatores së talentuar, e cila do të ketë mundësi për të rikuperuar vende në klasifikim pas zbritjes së dytë, e cila do të transmetohet në RTSH Sport HD duke nisur nga ora 13:30.

Teilen: