Beqiragiq diskualifikohet për tentim sulmi ndaj gyqtarit
Derbi i Superligës së basketbollit të Kosovës ndërmjet Trepçës dhe Bashkimit është ndërprerë për disa minuta për shkak të tentimit të sulmit të trajnerit Adis Beqiragiq ndaj njërit prej gjyqtarëve të ndeshjes.
Ndeshja u ndërpre kur kishin mbetur më pak se dy minuta deri në fund të çerekut të dytë, pasi trajneri Beqiragiq i pakënaqur me një vendim të gjyqtarit, u fut brenda në parket në tentim sulmi.
Kjo përplasje verbale vazhdoi edhe pak derisa Beqiragiq synonte ti afrohej gjyqtarit për ta sulmuar, përpara se të diskualifikohet nga ndeshja dhe të shkojë në zhveshtore.
Pas kësaj edhe nënkryetari i Trepçës, Lindrit Misini tentoi ti afrohet gjyqtarit duke e fyer por situata u qetësua dhe ndeshja vazhdoi.
Pas dy çerekëve, rezultati i takimit është 47:44 në në të mirë të Trepçës, ekip që e fitoi çerekun e parë (28:19) kurse të dytin e fitoi Bashkimi (25:19).