Manchesteri mposht Arsenalin në “Emirates”
Pas Manchester Cityt, skuadra e Mancester Unitedit ka mposhtur edhe Arsenalin në kuadër të Premier Leagues.
Në stadiumin “Emirates” në Londër, të dielën në kuadër të xhiros së 23-të, Manchester Unitedi triumfoi me rezultatin e ngushtë 3:2.
Kjo është fitorja e dytë rresht për Mancester Unitedin në kampionat nën drejtimin e trajnerit Michael Carrick.
Me këtë fitore, Manchester Unitedi ngjitet në pozitën e katërt në tabelë me 38 pikë kurse Arsenali që regjistroi ndeshjen e tretë rresht në kampionat pa fitores, mbetet lider me 50 pikë.
Rezultati i derbit të kësaj xhiroje u zhbllokua në minutën e 29-të, me autogolin e mbrojtësit Liandro Martinez që e kaloi Arsenalin në epërsi.
Megjithatë, Manchester Unitedi reagoi duke barazuar rezultatin me anë të Bryan Mbuemo (37’), përpara se Patrick Dorgu (51’) të realizojë për 2:1.
Mikel Merino (84’) barazoi shifrat në 2:2 por tre minuta më vonë, Matheus Cunha shënoi për fitoren e Manchester Unitedit.