🔥 “Kam për të zhduk…” – Portieri i Vushtrrisë kërcënon zyrtarin e Feronikelit, ngrihet aktakuzë ndaj tij
Portieri i Vushtrrisë, Marvin Brozi po përballet me një aktakuzë për shkak të kërcënimeve ndaj një pjesëtari të shtabit teknik te Feronikeli.
Portieri nga Shqipëria, që kishte qenë edhe te Feronikeli, sipas aktakuzës, të cilën e posedon Tëvë1 dhe e di identitetin e personit që ka ngritur aktakuzën, 24-vjeçari me qëllim të frikësimit, dhe shkaktimit të ankthit, më datë 17 nëntor të vitit të kaluar, e ka telefonuar të dëmtuarin, lidhur me mosmarrëveshjet ndërmjet vete, duke e kanosur me dashje të dëmtuarin, fillimisht duke e ofenduar e më pas iu ka drejtuar me fjalët, “Kam për të të zhduk…”.
Sipas aktakuzës, i pandehuri me këtë rast ka kryer veprën penale Kanosja nga neni 181, paragrafi 1 të KPRK-së.

Teilen: