Monday, 26. January 2026
Sport

Milano Cortina 2026/ WADA miraton laboratorin anti-doping të Romës për Lojërat Olimpike Dimërore

GS 26/01/2026 2 Min. Lesezeit

Më në fund Italia ka laboratorin e saj anti-doping të akredituar nga WADA (Agjencia Botërore Anti-doping) për Lojërat Olimpike. Bëhet fjalë për laboratorin në Romë, i cili do të analizojë të gjitha mostrat e marra gjatë Olimpiadës Dimërore Milano-Cortina 2026, të planifikuara për t’u zhvilluar nga data 6 deri më 22 shkurt.

Ai është një nga 30 të miratuar nga WADA në të gjithë botën dhe arriti të hapej në një kohë rekord, midis gjithë përgatitjeve dhe detyrave të tjera që kishte Komiteti Olimpik Italian. Procedura që do të ndiqet në këtë laborator do të jetë e tillë. Mostrat e mbledhura në vendet e garave olimpike do të mblidhen në një qendër të vendosur në fshatin olimpik dhe më pas do të dërgohen në laboratorin e Romës, i cili do t’i marrë ato për t’i analizuar.

Ashtu siç veprohet normalisht në një laborator anti-doping, vetëm se në këtë rast, kur është olimpiada vëllimi i mostrave do të jetë më i lartë se normaliteti. Pra mund të analizohen deri në mbi 200 mostra në ditë. Ato zakonisht dorëzohen midis orës 5:30 dhe 6:30 të mëngjesit dhe më pas vijohet me procedurën.

Laboratori Anti-Doping FMSI në Romë është i vetmi në Itali, midis 30 në të gjithë botën, i akredituar nga Agjencia Botërore Anti-Doping dhe në përputhje me standardin ISO 17025. Përsosmëria e tij njihet ndërkombëtarisht si për efikasitetin e tij operativ në përpunimin e ngarkesave analitike ashtu edhe për mbulimin e plotë të metodave analitike të miratuara nga WADA. Është gjithashtu një qendër e njohur për kërkime anti-doping, identifikimin e biomarkuesve të rinj dhe zhvillimin e metodologjive inovative analitike.

Kujtojmë që Lojërat Olimpike Dimërore, Milano Cortina 2026 mund ti ndiqni drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Teilen: