Monday, 26. January 2026
Sport

Asllani nuk largohet nga Italia

GS 26/01/2026 1 Min. Lesezeit

Mesfushori i Shqipërisë, Kristjan Asllani preferon që të qëndrojë edhe më gjatë në futbollin italian.

Pavarësisht interesimit nga vende të tjera, Asllani aktualisht nuk po e shqyrton mundësinë e largimit nga Italia.

Klubi i madh turk, Beshiktash, po e monitoron situatën e reprezentuesit të Shqipërisë.

Por pengesa kryesore për realizimin e transferimit qëndron te vendimi i Asllanit që mos të largohet nga Serie A.

Asllani ka humbur vendin te Torino dhe ka gjasa të mëdha të largohet gjatë këtij afati kalimtar.

23-vjeçari iu bashkua Torinos në verën e kaluar në formë huazimi nga Interi.

Mesfushori nuk është paraqitur për Torinon në gjashtë ndeshjet e fundit, ndërsa këtë sezon ka 16 ndeshje të luajtura.

Kartonin e Asllanit dëshirojnë ta sigurojnë disa skuadra në Itali por edhe në Spanjë.

Me Interin ka kontratë deri në qershor të vitit 2028.

Teilen: