Monday, 2. February 2026
Sport

Alcaraz shkëputet në renditje, më i riu i të gjitha kohërave që kompleton Grande Slam

GS 02/02/2026 1 Min. Lesezeit

Pas triumfit në finalen e Australian Open ndaj Novak Djokoviç, tenisti spanjoll largohet edhe më shumë nga Sinner. Në moshën 22 vjeç e 272 ditë ka fituar të 4 turnetë kryesorë.

Në fund, rekordin e arriti Carlos Alcaraz dhe jo Novak Djokoviç. Serbi shpresonte për trofeun e 25-të Slam në karrierë për të kaluar Margaret Court, ish-tenisten australiane që ishte e pranishme në tribunë për finalen.

Ai që festoi ishte Alcaraz, i cili pas 4 setesh arriti pikën më të lartë, “Career Grand Slam”. Spanjolli ka fituar të katër turnetë më të rëndësishëm: pas Wimbledon, Roland Garros dhe Us Open, në palmaresin e tij ka zënë vend tashmë edhe trofeu i Australian Open, perla e fundit që mungonte.

Alcaraz e ka mbyllur qarkun në moshën 22 vjeç e 272 ditë, duke u bërë kështu tenisti më i ri në moshë i të gjitha kohërave që kompleton Grande Slam. Sfida e gjeneratave kundër “Nole”, 38 vjeç, e ka lejuar spanjollin të shkëputet në renditjen Atp. Alcaraz ka 13650 pikë ndaj Sinner (10300) dhe Djokoviç (5280).

Teilen: