Monday, 2. February 2026
Sport

Pse dhe si e fitoi Kosova organizimin e Lojërave Mesdhetare?

GS 02/02/2026 2 Min. Lesezeit

Kosova e fitoi të drejtën për organizimin e Lojërave Mesdhetare si rezultat i një procesi të gjatë diplomatik dhe sportiv, i ndërtuar hap pas hapi pas pranimit të saj në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar në vitin 2014. Ky prananim ia hapi Kosovës dyert për të qenë pjesë e plotë e familjes olimpike dhe për të aplikuar si organizatore e ngjarjeve të mëdha ndërkombëtare, përfshirë edhe Lojërat Mesdhetare.

Procesi nisi zyrtarisht kur Komiteti Olimpik i Kosovës, në bashkëpunim me institucionet shtetërore, dorëzoi kandidaturën për organizimin e Lojërave Mesdhetare, duke propozuar Prishtinën si qytet nikoqir. Në këtë fazë, Kosova paraqiti një dosje ku u theksuan angazhimi shtetëror, mbështetja financiare, planet për ndërtimin dhe modernizimin e infrastrukturës sportive, si dhe vizioni për përdorimin afatgjatë të këtyre investimeve.

Vendimi për t’ia dhënë organizimin Kosovës u mor nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG), i cili vlerësoi jo vetëm aspektet teknike të kandidaturës, por edhe rëndësinë simbolike dhe zhvillimore të këtij organizimi. Për Kosovën, ky ishte një moment historik: hera e parë që një shtet i ri në arenën ndërkombëtare merr besimin për të organizuar një ngjarje kaq të madhe multisportive.

Në thelb, Kosova e fitoi këtë të drejtë sepse arriti të bindë organizatorët ndërkombëtarë se kishte kapacitet institucional, mbështetje politike dhe vullnet për ta shndërruar organizimin e Lojërave Mesdhetare. /KosovaPress/

/rtsh.al/

Teilen: